Gjykata Penale liroi katër protestuesit e arrestuar të hënën në tubimin e Partisë Demokratike.
Dhoma Penale vendosi që ta quajë të paligjshëm arrestin e tyre, duke u hequr masat e sigurisë.
Në këto kushte, Albi Kryeziu, Erlis Sina, Xhekson Dedaj dhe Artan Hysenaj u liruan menjëherë nga qelia ku mbaheshin të izoluar që më datë 22 dhjetor.
Ata u ndaluan nën dyshimet se kishin kryer veprat penale: goditje për shkak të detyrës dhe prishje të qetësisë publike./vizionplus.tv





