Subscribe

Bizneset e vogla po frikësohen nga hyrja në skemën e TVSH. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e qendrës Kombëtare të Biznesit, sipas të cilës vetëm në dy muajt e parë të vitit janë çregjistruar  rreth1400 subjekte. Një trend ky jo i vërejtur më parë për të njëjtën periudhë.

 

Kontabilistët thonë se kjo tendencë është konstatuar edhe prej tyre në punën e përditshme, sidomos në ndryshimin e pronësisë së biznesit.

 

Ndërkohë administrata tatimore thotë se ka në monitorim të vazhdueshëm sjelljen e biznesit me qëllim shmangien e abuzimeve. Ndërsa konfirmon se në bazë edhe të vetëdeklarimeve, janë 11 mije e 300 biznese të vogla që do të  jenë pjesë e skemës se TVSH.

 

Nga 1 prilli nis zbatimin aplikimi i TVSH prej 20% për të gjitha ato biznese me xhiro mbi 2 milion lekë. Ky fakt ka sjellë një kaos tek biznesi i vogël, i cili nuk i ka njohuritë e duhura për këtë politikë të re fiskale, por nga tjetër kjo nisëm përkthehet në më shumë punë për ekonomistët që mbajnë bilancet e subjekteve tregtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *