Çdo qytetar turk i moshës midis 20 dhe 65 vjeç mund të marrë në shtëpi çdo fundjavë një pako postare që përmban 5 maska mbrojtëse kundër koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës në Turqi, Fahrettin Altun.

 

Ai sqaroi se do të jetë e nevojshme  plotësimi i një formulari në internet për ta kërkuar atë.

 

Në këtë nismë, e cila është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Transportit përjashtohen grupmoshat nën 20 dhe mbi 65 vjeç, për të cilët qeveria e Rexhep Tajip Erdogan vendosi izolimin në shtëpi, së bashku me ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *