Gjashtë vetë janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë tubimeve masive në Xhakarta të Indonezisë.

 

Mijëra qytetarë kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë rizgjedhjen e presidentit indonezian Joko Widodo.

 

Numri i të vdekurve u konfirmua nga vetë policia indoneziane e cila tha se shkaku i vdekjes së tyre është duke u hetuar.

 

Shefi i policisë kombëtare ka mohuar nga ana tjetër se protestuesit të jenë vrarë nga policia ndërsa theksoi se oficerët e tij nuk kanë përdorur municione të vërteta gjatë përplasjeve.

 

Protestuesit dhe policia u përplasën këtë të mërkurë nga ku unifromat blu u përgjigjën me gaz lotsjellës me qëllim që të shpërndanin turmën.

 

Ndërsa protestuesit hodhën fishekzjarre dhe gurë në drejtim të uniformave blu të Indonezisë.

 

Pëprlasjet mes protestuesve dhe policisë janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Indonezisë

 

Mediat sociale janë kufizuar në disa zona për të ndalur përhapjen e lajmeve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *