Subscribe

Prej 1 janarit në bazë të ligjeve për reformën në drejtësi, oficerët e policisë gjyqësore, marrin një pagë prej 70 % të vlerës së pagës që kanë prokurorët. Por në projektligjin e ri për këtë kategori, parashikohet që kjo shumë të ulet në 50 %. Drafti që po diskutohet në komisionet parlamentare kundërshtohet nga vetë deputetët e mazhorancës.

 

Në komisionin e sigurisë kombëtare, nuk munguan as përplasjet me tone të ashpra mes deputetit Myslym Murrizi dhe Spartak Brahos.

 

Deputetët kërkuan të rishikohet propozimi për uljen e pagave për oficerët e policisë gjyqësore.

 

Kërkesa për përgjysmimin e pagave erdhi nga ministria e financave, me pretendimin se ka efekt në buxhetin e shtetit, ndonëse numri i oficerëve gjyqësorë nuk është i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *