Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se shkollat do të hapen shumë shpejt.

Një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur shumë guvernatorë kanë anuluar procesin mësimor për gjithë vitin akademik.

“Unë mendoj se shkollat do të hapen së shpejt. Mendoj se shumë guvernatorë po mendojnë që shkollat të hapen. Ne duhet të bëjmë kujdes, por kemi mësuar shumë për këtë sëmundje. Ne do të kujdesemi për njerëzit. Unë kam një djalë të ri që shkon në shkollë. Unë do të doja ta shikoja atë të shkonte në shkollë. Është shumë mirë kur e ke në shtëpi, por do të doja që ai të shkonte në shkollë”, tha Trump të premten.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar se SHBA do të rihapet shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *