Pas 24 ditësh mbyllje të pjesshme të qeverisë amerikane, nisin edhe pasojat e para jo vetëm në pagat e stafit por edhe në mungesën e shërbimeve në shtëpinë e bardhë. Situata ka detyruar presidentin e shteteve të bashkuara të gjejë zgjidhje alternative praktike. Donald Trump ka zhvilluar një pitje me ushqim të shpejtë në Shtëpinë e Bardhë, duke fajësuar mungesën e stafit të hotelerisë për mbylljen e pjesshme të qeverisë. Trump mirëpriti fituesit e kampionatit kombëtar të futbollit me më shumë se 300 hamburgerë, si dhe patate të skuqura dhe pica.

 

Donald Trump: Për shkak të mbylljes së qeverisë dolëm dhe urdhëruam ushqimin amerikan të shpejtë të paguar nga unë. Ne kemi pica, ne kemi 300 hamburgerë, shumë, shumë patate të skuqura, të gjitha ushqimet tona të preferuara. Dua të shoh se çfarë mbetet kur largohemi, sepse nuk mendoj se do të ketë shumë.

 

800 mijë punonjës federalë, rreth një e katërta e qeverise janë ose të pezulluar për mungesë fondesh, ose vazhdojnë punën pa pagesë, pasi Presidenti Trump po refuzon të miratojë një buxhet federal nëse nuk përfshin fonde për murin përgjatë kufirit meksikan.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *