Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të firmosë një urdhër që do të pezullojë përkohësisht lëvizjet emigruese drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të koronavirusit.

Në “Twitter”, Trump tha se duhet të sulmohet armiku i padukshëm dhe të mbrohen vendet e punës të amerikanëve, por ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Kritikët thonë se presidenti Trump po përfiton nga pandemia për të ndaluar emigracionin. Njoftimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen në një kohë kur deklarohet se pjesa më e keqe e pandemisë ka mbaruar dhe se vendi mund të rihapet.

Shtetet e Bashkuara raportojnë 787 mijë të infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 42 mijë të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *