Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, është i gatshëm të ndërpresë bisedimet e planifikuara me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, nëse ato nuk janë të frytshme.

 

Trump i tha këto fjalë gjatë një konference për shtyp me presidentin japonez Shizno Abe, duke theksuar se vendi i tij do të ruajë presionin maksimal mbi çarmatimin bërthamor.

 

“Siç kam thënë më parë, ka shpresë se Koreja e Veriut do të arrije denuklearizimin në një mënyrë të plotë dhe të pakthyeshme. Do të ishte një ditë e madhe për ta, do të ishte një ditë e mrekullueshme për botën.”

 

Ndërsa zoti Abe, i kërkoi Trump të ndihmonte në çlirimin e shtetasve japonezë të rrëmbyer nga vendi komunist në vitet 1970 dhe 1980.

 

Trump ndërkohë konfirmoi vizitën e fshehtë të Mike Pompeo në Korenë e Veriut. Sipas tij, Pompeo vendosi “marrëdhënie te mira” me liderin komunist Kim Jong Un, duke nënvizuar se takimi kishte shkuar shumë mirë.

 

Vizita e Pompeo shënoi njëherësh vizitën e parë të nivelit të lartë mes SHBA-se dhe vendit komunist që prej vitit 2000.

 

Takimi i shumëpritur i Trump me Kim Jong Un, pritet të mbahet në muajin qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *