Papa Françesku, duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, uroi pashkët për Pashkët Ortodokse.

“U dërgoj urimet e mia me shumë përzemërsi vëllezërve dhe motrave të Kishave Ortodokse dhe disa Kishave Katolike të Lindjes, të cilët sipas Kalendarit Julian sot festojnë Pashkët e Shenjta.

Zoti i Ngjallur i mbushtë me gëzim e paqe të gjitha bashkësitë e besimtarëve dhe i ngushëlloftë ata që janë në sprovë. I uroj atyre gëzuar Pashkët”, tha ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *