Subscribe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përfolur si kurrë më parë nga mbarë bota, për shkak të deklaratave dhe qëndrimeve të njëpasnjëshme të cilësuara si skandale.

 

Së fundmi, mediat shkruajnë se mbrojtesi ligjor i Trump i ka paguar një shumë të majme një pornostareje, në këmbim të heshtjes së saj, pas një takimi me presidentin amerikan në korrik të 2106-s.

 

Por, Trump e mohon kategorikisht se ka pasur kontakt me pornostaren.

 

Vete aktorja e filmave erotike Stephanie Clifford është shprehur se është takuar me Trump në një turne të famshëm golfi dhe më pas përfundoi me të në një dhomë hoteli.

 

Në këmbim të heshtjes së saj, avokatja e Trump, Michael Cohen besohet se i ka ofruar të paktën 130 mijë dollarë.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë po përballet gjithashtu edhe me një zemërim gjithnjë e ne rritje për gjuhën aspak të përshtatshme, të përdorur gjatë një takimi me disa ligjvënës në zyrën ovale.

 

Ai i ka cilësuar njerëzit nga Haiti, El Salvador dhe vendet e tjera afrikane si të ndyrë dhe të pisët.

 

Pas reagimeve të ashpra që përfshinë mediat, Trump u justifikua, duke thënë se gjuha që kishte përdorur ishte e ashpër, por jo ajo që thuhet në media.

 

Kjo nuk është hera e parë që presidenti dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë përfshihen në skandale të tilla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *