Pas largimit të diplomatëve rus nga disa vende të BE-së, edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar dëbimin e 60 diplomatëve  nga SHBA, në mbështetje të Britanisë së Madhe pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal.

 

“Ky sulm ndaj aleatit tonë, Mbretërisë së Bashkuar vuri jetë të panumërta dhe të pafajshme në rrezik dhe rezultoi me dëmtime serioze për tre persona, duke përfshirë një oficer policie”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

 

SHBA-të kanë njoftuar gjithashtu mbylljen e konsullatës ruse në Seattle.

 

Uashingtoni e cilësoi sulmin një “shkelje të egër të Konventës së Armëve Kimike dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare”. Pas vendimit të SHBA, 48 nga diplomatët ndodhen në ambasadën ruse në Uashington dhe të tjerët janë në selinë e OKB në Nju Jork.

 

Rusia e quajti lëvizjen një “gjest provokues” dhe u zotua për hakmarrje.

 

“Është e qartë se ky veprim jo miqësor nga ky grup i vendeve nuk do të shkojë pa paralajmërim dhe ne do të reagojmë ndaj saj”, thuhet në një deklaratë.

 

Veprimi i SHBA është gjithashtu masa më e madhe kundër Rusisë që nga epoka e Luftës së Ftohtë dhe armiqësisë me ish Bashkimin Sovjetik.

 

Krerët e BE ngritën dyshime javën e kaluar se Rusia qëndron pas helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, të cilët po vazhdojnë betejën për jetën. Pas kësaj, Franca dhe Gjermania kanë njoftuar se do përjashtojnë katër diplomatë rusë. Aksionit i janë bashkuar edhe Ukraina e Kanadaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *