E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Alibeaj: Duhet të mbështesim SPAK në kërkesat e tij

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj folfi për mediat para nisjes së seancës në Kuvend, teksa u ndaj edhe te dosja “5D”.

Ai ka sqaruar edhe arsyen përse nuk i është bashkuar protestave të organizuara para Bashkisë Tiranë nga Aleanca për Teatrin dhe opozita.

“Qëndrimi ynë dhe i çdo mendjeje që ka si qëllim dënimin te 5 drejtorëve, është mbështetja e SPAK. Ndaj kemi kërkuar amendamentet këtu. U bënë disa javë që statusi i SPAK dhe mbështetja njerëzore do të duhet të miratohet nga ky parlament. Kjo është mënyra e mirë që kemi zgjedhur. Ajo që them është se SPAK nuk po amniston ish-zëvendëskryeministrin, nuk po amniston drejtorët, apo Erion Veliajn. Duhet të mbështesim SPAK në kërkesat e tij”, tha ai. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë