Gloria pyeti Valerin se kë nga fermerët, ai dëshiron të rikthehet sërish në “Ferma VIP”.
Fermeri tha se të dy duhet të rikthehen, por më shumë do Ditean.
Nga ana tjetër, Flori e “thumboi”, ku tha se Gledisi ishte fermeri që e eliminoi dhe Valeri nuk dëshiron që ai të rikthehet.
Ditea dhe Gledisi ndodhen në Arameras, pasi u eliminuan nga “Ferma VIP”.
Të dy ata do të përballen me njëri-tjetrin dhe vetëm njëri prej tyre do të rikthehet sërish.
Pjesë nga biseda:
Gloria: Kush ke dëshir ti Valerio të rikthehet Ditea apo Buçko?
Valeri: Të dy.
Gloria: Të dy vërtet?
Valeri: Për Zotin.
Gloria: Ka humb Valeri më duket, s’je më ai që njoh unë.
Flori: Leri se i ka hipokrizira ai.
Gloria: Ai e thotë të vërtetën, pse nuk po e thotë tani? Unë mendoj të ikin të dy.
Flori: Do ai të rikthehet Buçko? Buçko e hoqi nga loja.
Valeri: Të dy i dua. Edhe Ditean dua të rikthehet, po edhe Buçkon e dua aq sa ajo. Por mendoj se duhet Ditea. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram