E premte, 23 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Tronditëse! Publikohet fotoja e fundit e Liam Payne, u tërhoq zvarrë para se të hidhej nga ballkoni

Një foto tronditëse e Liam Payne, disa orë para vdekjes së tij në Argjentinë, është publikuar nga Daily Mail.

Në pamjet e marra nga CCTV në hotelin CasaSur Palermo, këngëtari shihet i mbajtur nga tre punonjës, që e ndihmojnë të shkojë në dhomën e tij pas asaj që ata kanë raportuar si “sjellje e dhunshme”.

Reklamë

Pyetje janë ngritur përse punonjësit nuk thirrën ambulancën, pasi panë gjendjen e tij. Vetëm pak orë më vonë, Payne kreu vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni i dhomës.

Raporti toksikologjik tregoi praninë e “alkoolit, kokainës dhe antidepresantëve” në sistemin e tij. Rënia rezultoi fatale, duke shënuar një fund tragjik për yllin e njohur të muzikës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë