Vendimin e qeverisë për t’u angazhuar financiarisht përmes mekanizmit COVAX për vaksinën antiCOVI, ish-deputeti i PD, Tritan Shehu e ironizoi. Ai tha në “Facebook” se kjo kompani nuk mund të sigurojë vaksinën në kohë dhe për të gjithë popullatën.

 

 

“Qeveria i hipën “breshkës” për një grusht vaksinash COVID. Sot qeveria angazhohet me pompozitet, siç unë e kisha paralajmeruar, se do të sigurojë vaksinën COVID nëpërmjet COVAX- prit “gomar të mbijë bar” i thonë! COVAX është një organizëm i krijuar së fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI për të krijuar një balancim në shpërndarjen e vaksinës mbas prodhimit të saj, kryesisht për botën jo të zhvilluar, për të cilën dhe BE ka dhënë një financim prej 400 M $, pra për jo më shumë se 20 milionë të vaksinuar, ndërsa ShBA e ka bojkotuar si të pabesueshëm. Në rastin më të mirë ky organizëm do të mund të sigurojë për vendet që do të aplikojnë një sasi vaksinash deri për 20% të popullësisë së tyre e kjo në hapësirë kohore deri në fund të vitit 2021, pra shumë pak e në kohë të gjatë.”

 

 

Tritan Shehu nënvizoi se qeveria duhet të kisht ekontraktuar direkt prodhues seriozë për të siguruar vaksinimin falas të qytetarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *