Subscribe

Konsumi i mishit rekomandohet gjithnjë e më pak nga dietologët dhe mjekët, pasi veç benefiteve që mund të ketë, ka dhe anë të tjera negative.

Nutricionistja Ardiana Berisha ka folur për këtë temë në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

Ajo tha se mishi duhet konsumuar në sasi të moderuara dhe duhet treguar kujdes sidomos me mishin e kuq.

Ndërkohë, një zëvendësim të mirë të proteinave që mund të merrnim nga mishi, e gjejmë te bishtajat.

“Përveçse njëherë në javë të shijojmë një sasi moderate të mishit, edhe atë cilësore, alternativë e mishit gjejmë tek të gjitha bishtajat, tek të gjitha ushqimet që janë burime fenomenale të proteinave”, tha Berisha.

Teksa studime të ndryshme kanë treguar se konsumi i tepruar i mishit të kuq ndikon në formimin e qelizave tumorale, kjo ndihmohet edhe nga faktorë të tjerë.

“Mundësia ose formimi i një qelize tumorale ka dhe faktorë të tjerë, gjenetikisht, pirja e duhanit, moslëvizshmëria.

Në këtë stil që jetojmë tani kemi sasi shumë vogla të fibrave që konsumojnë. Kemi mundësi që të marrim nga qiqrat, nga bizelet që të marrim proteina, por edhe fibrat”, tha ajo.

“Duhet t’i largohemi kosnumit të mishit. Sa më pak ushqim i përpunuar të jetë, sepse nuk mund ta hamë mishin të gjallë, dhe çon përpunim është problem për zorrët tona, për bakteret tona të mira, që aq më të vështirë e kanë tretjen këto baktere te mira dhe duhet të kujdesemi sa më shumë.

Kombinimi fenomenal, ose dëmi më i madh që i shkaktohet sistemit, në momentin që japim një kombinim të miellit të bardhë, të yndyrës së pashëndetshme dhe duke e shuar më pas me karbohidrate, mund të jetë për shumë ditë më vonë në zorrën tonë dhe nëse nuk kemi një detoks të zorrës, mund të kemi probleme më vonë”, tha Berisha. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *