Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në aksin rrugor Laç –  Fushë  Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të  Thumanës .

 

Automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S.I.,   është përplasur me një mjet  tip Volksvagen.

 

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i automjetit tip Ford, shtetasi S.I., dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit O.I., dhe H.I., si edhe drejtuesi i mjetit tip Volksvagen, shtetasi U.D., të cilët janë nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *