Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

 

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L.Xh, ndërsa iu sekuestruan 1 automjet dhe 1 aparat celular.

 

Ky është rasti i tretë brenda 24 orëve i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

 

Njoftimi i policisë:

 

DVP Gjirokastër/Goditet brenda 24 orësh, rasti i tretë i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. 

 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 41”. 

 

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 30-vjeçari kosovar.

 

Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 41”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Xh., 30 vjeç, banues në Kosovë.

 

Arrestimi i shtetasit L. Xh. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shtëpëz”, duke transportuar me automjetin e tij, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.  

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *