Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkruan se ende nuk ka marrë një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin me pasoja tragjike të një autobusi me targa kosovare në Kroaci.

 

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Kurti njoftoi se ministri i Punëve të Brendshme është nisur drejt Kroacisë, ndërsa ambasadori në Zagreb është drejtuar drejt vendit të ngjarjes.

 

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.  Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.”

 

Nga ky aksident, deri më tani kanë humbur jetën dhjetë pasagjerë, ndërsa janë plagosur mbi 40.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *