Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të premte në fshatin Koçaj, Fushë Bulqizë.

 

Dy fëmijë të mitur, motër dhe vëlla, përkatësisht të moshës 9 dhe 11 kanë gjetur një granatë në një përrua, e cila për pasojë u ka plasur.

 

Si pasojë e shpërthimit djali i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar  për në spital.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *