Subscribe

Jozefina Topalli, e cila garon në 25 prill me Lëvizjen për Ndryshim, iu bën thirrje shqiptarëve të vaksinohen kundër koronavirusit. Ajo vetë u përball me Covid-19 pak javë më parë, e nisur nga eksperienca e saj është pro çdo vaksine përfshi atë ruse e kineze; duke u pozicionuar kështu kundër PD e kundër Sali Berishës.

 

“Nëse më pyesni mua personalisht, si një person që edhe në familjen time kam kaluar momente stresi të madh mezi do prisja të bëja secilën prej vaksinave. Të jep shumë më shumë siguri se sa të provosh stresin dhe pasigurinë që të sjell ky virus i tmerrshëm. Përdorimi i vaksinave qoftë nga njëra anë, qoftë sulmi nga ana tjetër është gjëja më e pabesueshme që jetën e njeriut me besimin, me pasigurinë, me frikën që ka, më stresin që ka, me sëmundjen që ka, me njerëzit e dashur që ka lënë duket pak si tepër për karriget e tyre”, tha Jozefina Topalli për “Vizion Plus”.

 

Betejë për pushtet e përkufizon Topalli edhe bllokimin e aeroportit të Rinasit për 24 orë me radhë

 

“Sigurisht 3 javë para fushatës elektorale absolutisht është me një kolonë politike Brenda dhe ky është një tjetër reflektim që çdo shqiptar duhet të bëjë. Shikoni çfarë janë në gjendje të bëjnë 3 kryetarët e partive për të mbajtur apo fituar karriget politike dhe së bashku me të mirat dhe privilegjet ekonomike.”

 

Kundër 3 kryetarëve Topalli vendosi të krijojë Lëvizjen për ndryshim dhe premtimi i saj kryesor është lufta kundër korrupsionit.

 

“Është momenti që shqiptarët të votojnë për të mbyllur një kapitull korrupsioni, për të larguar 3 kryetarët që në fakt janë bashkë pavarësisht shantazheve që I bëjnë njëri tjetrit dhe për të ndihmuar për të futur në spektrin politik një elitë të re të pakorruptuar.”

 

Topalli u premton shqiptarëve se në rast se do ta votojnë ajo do të mbështesë një kryeministër të pakorruptuar.

 

“Votat tona dhe unë besoj se Lëvizja për Ndryshim do të jetë një faktor në këto zgjedhje, dëshirojmë shumë që t’i çojmë djathtas me një kusht që kryeministri të jetë i pakorruptuar dhe kjo automatikisht përjashton Lulzim Bashen. Ne duam një qeveri të pakorruptuar që të punojë për 3 milion shqiptarë dhe jo për 3 kryetarë.”

 

Topalli dhe partia e saj synojnë që në 25 prill të ndryshojnë skenën politike me tre pole; duke u bërë faktor që politikbërja dhe qeverisja të ndryshojnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *