Subscribe

Ka përfunduar sot fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit në Kosovë. Subjektet politike kishin kohë edhe sot për të bërë fushatë zgjedhore, nisur nga 3 shkurti.

Fushata ka qenë më e shkurtra në historinë e vendit, ku partitë kanë pasur vetëm 10 ditë kohë për të shpalosur para qytetarëve programin e tyre qeverisës dhe kandidatët për deputetë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati i njohur nga Koosva Tomë Gashi deklaroi se elektorati i Lëvizjes Vetëvendosje ëhstë dyfishuar tashmë. Sipas tij nga LDK-ja dhe parti të tjera do të ketë rrjedhje votash drejt LVV-së.

Tomë Gashi: Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti, e cila është dyfishuar në numrin që i ka pas të deputetëve, herën e kaluar dhe dyfishimi e ka tejkaluar pritshmërinë e të gjithë atyre të cilët përbrenda një viti janë munduar që ta njollosin LVV-në thuajse për gjithçka.

Përveç punës së mirë që është dëshmuar brenda këtyre 52 ditëve, tani puna rreth 7-mujore e qeverisë Hoti, ishte skandaloze dhe duke e ditur që thuajse të gjita institucionet e Rep. së Kosovës kanë qenë të okupuara, nën diktatin e partive të tjera.

Partitë e tjera, unë besoj se janë larg LVV-së… Rasti më eflatant është për ushtruesen e detyrës si president e Kosovës, të cilën LDK-ja e përjashtoi. Jo, që iku ajo nga LDK-ja, por e përjashtoi. Dhe një çështje që është tepër relaksuese në Koosvë, është ajo dilemma e mëhershme e vitit 2019 se do ta votojmë Albinin apo Vjosën, tanimë është e qartë. Nëse janë në listë të përbashkët, dihet numri i atyre që do ta votojnë. Dhe sigurisht që ka pakënaqësi të mëdha edhe në LDK, edhe në PDK e parti të tjera që do ta votojnë LVV-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *