Subscribe

Roli në filmin “Tokë e Përgjakur” emocionon po njësoj edhe sot artisten e madhe, Margarita Xhepa. Teksa po shihte sekuencën e famshme të vajtimit në këtë rol, aktorja rrëfeu në “Living Room” se merr gjithmonë të njëjtin emocion nga kjo skenë.

Vaji në këtë film e bën të mendojë për humbjet e saj në jetë, teksa thekson se e ka dashur shumë këtë rol.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ishte rol i dhimbshëm, rol që më pëlqeu, e desha e punova me dashuri. Gjithmonë këto momente kështu të emocionojnë, sepse kujton njeriu njerëzit e vetë, kujton vajet e veta. Kur e shikonte im shoq këtë ikte përjashtë, thoshte nuk e duroj dot këtë qarjen edhe kur e dëgjoj tani më kujtohet ky moment”, tha ajo.

Ajo theksoi se filmat e para viteve ’90 kanë pasur jetë dhe janë brendësuar thellë në memorien e publikut, i cili ende mbetet nostalgjik për të tilla prodhime kinematografike./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *