Të jesh disa metra larg shtëpisë dhe të mos hysh dot e gjallë. Ky fat tragjik I ka ndodhur 40 vjeçares Armanda Jaçellari, që la tre fëmijë jetimë pasi u aksidentua me vdekje mëngjesin e së mërkurës.

 

Gruaja e re sapo kishte zbritur nga një furgon I linjës Lin-Udënisht, kur u përplas me një autoveturë tip Wolsvagen me targa greke. Dëshmi pranë ngjarjes dhe të dhëna nga hetimet e policisë e tregojnë ngjarjen shumë tronditëse. Gruaja 40 vjeçare mbante për dore edhe vajzën e saj 5 vjeçe, kur u aksidentua.

 

Fatmirësisht, fëmija ndodhej në krahun tjetër nga erdhi autovetura që shkaktoi aksident. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, banorët kanë apeluar për më tepër kujdes nga drejtuesit e mjeteve dhe vendosje sinjalistike sepse rruga në rikonstruksion është bërë tepër e rrezikshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *