Subscribe

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve në lulishten pranë stadiumit “Arena Kombtare”. Ai kërkoi bashkëpunimin e banorëve për mirëmbajtjen e investimit qe i shërben komunitetit.

 

Me agjencitë e bashkisë dhe me miqtë donatorë e filluam punën për vit të ri dhe e mbaruam në më pak se një muaj. Një punë kolosale për të transformuar një hapësirë urbane në Njësinë 2”,“Bashkia e Tiranës ka ndërtuar nga një kënd lodrash çdo muaj, në 40 muajt që i ka shërbyer qytetit me administratën e re. Ndaj, ftesa për qytetarët është ta mirëmbajmë. Ftoj donatorët e tjerë që të na japin një dorë për të ndërhyrë edhe në sheshe të tjera, që të kemi mundësi të transformojmë edhe realitete të tjera në Tiranë.

 

Kryebashkiaku u shpreh se krahë punës për shtimin e këndeve te lodrave për te vegjlit dhe hapësirave për banorët këtë vit ka në qendër te vëmendjes është edhe ndërtimi i 17 shkollave për ti dhënë fund mësimit më dy turne.

 

“Ndihem shumë krenar që e fillojmë vitin sërish me fokus tek fëmijët. Ky do të jetë një vit ku jo vetëm do të vazhdojmë me këndet e lojërave, çdo muaj nga një, por do të jetë po ashtu një vit ku do të fillojmë 17 shkollat e reja. Pesë të parat do të fillojnë në muajin shkurt dhe më pas çdo muaj do kemi nga 4-5 shkolla. Do të jetë viti i parë ku në zgjedhjet lokale nuk do të diskutohet më për mësimin me dy turne, sepse ka marrë zgjidhje, por do të duhet të shikojmë se si do të vazhdojnë të jenë epiqendra, siç janë të familjes sonë të vogël, ashtu edhe të familjes sonë të madhe të Bashkisë së Tiranës”.

 

Veliaj i bën thirrje qytetareve që të njoftojnë në aplikacionin“ Tirana ime” ne qofte se identifikojnë zënien dhe dëmtimin e hapësirave publike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *