Një 16-vjeçare nga Selaniku ka treguar në polici se një person i panjohur ka tentuar që ta rrëmbejë.

 

Adoleshentja shprehet se ajo ishte duke shkuar rrugës për në shkollë, teksa një burrë u përpoq që ta bindte që të hipte në makinë.

 

Ndyshe nga ditët e tjera, vajza kishte humbur orarin e autobusit, dhe ishte detyruar që të merrte një linjë tjetër për të shkuar në shkollë, e cila e linte pak më larg shkollës.

 

Ndërsa zbriti nga autobusi, ajo shkoi në një kafene për të pyetur dikë që ta orientonte për rrugën, duke qenë se vajza nuk e kishte bërë asnjëherë atë rrugë.

 

Mirëpo, burri që ajo kishte pyetur, i sugjeroi që të shkonte me të në makinë. Edhe pse e reja refuzonte vazhdimisht, ai këmbëngulte duke i thënë: “Ti je një vajzë e bukur, hajde të të çoj”.

 

Sapo hyri në një rrugicë drejt shkollës së saj, ajo zbuloi se burri që kishte takuar më parë në kafene po e ndiqte me makinën e tij. “Hyr brenda, më lejo të të dërgoj në shkollë tënde”.

 

Vajza, e frikësuar, u rikthye në lokalin ku kishte takuar burrin e panjohur dhe prej atje thirri të atin. Ky i fundit ngriti një padi kundër personit të panjohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *