Julia Roberts nuk është pjesë e VIP-ave apo nënave që shpërndajnë foto të fëmijëve e festave të tyre në rrjete sociale, foto të vjetra si nostalgji apo kujtime të tjera të rëndësishme familjare.

 

 

Ajo i përket një kohe më të pafajshme që kujdeset më tepër për privatësinë e fëmijëve apo anëtarëve të tjerë të familjes.

 

 

Në një intervistë të dhënë për revistën “People”, Roberts ka folur edhe për fëmijët e saj binjakë 12-vjeçarë, Hazel dhe Phinnaeussi, si dhe djalin e vogël Henry Daniej, 9 vjeç.

 

 

Roberts ka thënë se ka rezervuar një thesar të veçantë që do t’ia dhurojë vajzës së saj Hazel.

 

 

“Është poshtë shtratit tim. Është një pjesë koleksioni të vjetër familjar”,- tregon ajo, duke saktësuar se bëhet fjalë për një fustan.

 

 

“Ndoshta do të dojë të veshë gjërat e saj, por unë mendoj se janë të vlefshme gjithsesi”,- tregon Roberts, e cila rrëfen personalitetet e fëmijëve të saj, që janë plot humor dhe me stile të ndryshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *