Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në New York në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara deklaroi ne nje interviste per zërin e Amerikës se Serbia duhet ta pranojë tashmë Kosovën si shtet i pavarur, në mënyrë që dy vendet të vijojnë rrugën për perspektivën europiane.

 

Duke folur për të ardhmen e Kosovës dhe rrugëtimin e  saj drejt Bashkimit Europian, Thaçi u shpreh se pa ratifikimin e demarkacionit nuk ka liberalizim vizash. Kreu i shtetit ritheksoi se ky është kushti i Brukselit.

 

I pyetur nëse e mbështet idenë e një tregu të përbashkët, të propozuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç,  Presidenti Thaçi tha se qëllimi i Kosovës është të ketë marrëdhënie të mira bilaterale me të gjitha vendet e rajonit.

 

Ndërkohë, presidenti Thaçi u takua mbrëmë me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuese së lartë të BE-së Federika Mogherini.

 

Kreu i shtetit pati mundësinë te shtrëngonte duart edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, duke marrë edhe njëherë konfirmimin për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *