Teuta dhe Laci janë dy skuadrat e vetme të Superligës Shqiptare të cilat vijojnë rrugëtimin e tyre në Conference League. Por nëse për kurbinasit vështirësia është maksimale përballë gjigandëve të Andërletit, një situatë disi ndryshe paraqitet për kampionët e Shqipërisë.

 

“Djemtë e Detit” do të luajnë ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers dhe i kanë të gjitha mundësitë për tu kualifikuar më tej. Trajneri Edi Martini po bën llogaritë e fundit në prag të sfidës ku edhe këtë herë mungesa e rëndëishme është Lorenco Vila, pjesa tjetër e ekipit është në dispozicion dhe gati për transfertën. Në prag të sfidës ka qënë tekniku irlandez që i ka thurur elozhe bregdetarëve duke thënë se Teuta është një kundërshtar i vështirë dhe se i ka analizuar ndeshjet e saj.

 

STEPHEN BRADLY

TRAJNER I SHAMROCK ROVERS

“Kam parë disa ndeshje të Teutës. Ata kanë një ekip vërtet teknik, lëvizin shumë dhe janë të zgjuar në manovrat e tyre. Kjo është ekzaktësisht ajo çfarë pritet nga një ekip. Ata i dinë edhe pjesët e errëta, kështu që do të jetë një sfidë e vështirë.”

 

Dueli Shamrok Rovers-Teuta, sfidë e vlefshme për turin e tretë të Conference League do të luhet të enjten në orën 21:00 në Dublin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *