Subscribe

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarëve me koronavirus pëson një rënie të lehtë në krahasim me dy ditët e fundit. 12 qytetarë janë identifikuar të prekur nga virusi duke e çuar numrin e të infektuarëve në 186.

 

Në spitalin infektiv të Tiranës në kujdesin e mjekëve janë 77 pacientë.

 

Qyteti i ri i cili i shtohet hartës se përhapjes së sëmundjes Covid-19 është Puka, me dy të infektuar.

 

Vazhdon të rritet numri i të shëruarve. 33 qytetarë kanë rezultuar negativ në të dyja testet dhe tashmë janë nën kujdesin e mjekëve për një periudhë 14 ditore, që është edhe kohëzgjatja e izolimit. Për të shkëputur zinxhirin e përhapjes së koronavirusit epidemiologët janë në terren në të gjitha zonat ku janë identifikuar të prekurit nga virusi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *