E martë, 20 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Terror në qendër tregtare në Hong Kong, policia neutralizon sulmuesin me armë zjarri, e qëllon 5 herë (VIDEO e rëndë)

Policia në Hong Kong qëlloi dhe vrau një burrë, i cili po tentonte të sulmonte me thikë një grua në qendrën tregtare Tuen Mun Town Plaza, pasditen e së enjtes (15 janar).

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, burri shihet duke mbajtur një thikë në dorë dhe duke marrë peng një grua, të cilën e kap nga çanta. Në momentin kritik, efektivët e policisë arritën ta largojnë gruan nga rreziku dhe më pas hapën zjarr ndaj agresorit.

Reklamë

Sulmuesi u qëllua pesë herë dhe u dërgua me ambulancë në spital, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Në video duken gjithashtu dhjetëra persona që largohen me vrap nga vendngjarja, të kapluar nga paniku dhe frika. Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim nga autoritetet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë