Subscribe

Terminali perëndimor i Tiranës, është nje nga projektet qe ka tërhequr vëmendjen e biznesit. Ne 25 mije metra katror ne hyrje te Tiranës, pranë sheshit “Shqiponja” tek ish-dogana, do te stacionohen te gjitha mjetet e linjave te qyteteve dhe ato ndërkombëtare. Ndërtimi i terminalit do te jete ne partneritet me sipërmarrësit privat dhe vepra do t’i besohet kompanisë qe jep ofertën me te ulet. Drejtori i Projekteve dhe Investimeve ne bashki nuk nguron te thotë se investimi i është referuar planit te administratës se mëparshme, por me disa ndryshime, nje prej tyre është kostoja me e ulet financiare. Nuk ka nje dizajn ne letër, pasi projekti me i mire dhe çmimi me i ulet qe do te ofrohet nga kompanitë private, do zgjidhet për t’u zbatuar ne terren. Ndërtimi i terminalit ne hyrje te kryeqytetit do t’i japë zgjidhe edhe trafikut qe rendohet edhe për shkak te lëvizjes linjave interurbane ne rrugët brenda Tiranës. Drejtuesit e bashkisë kane planifikuar qe ai te përfundoje ne mes te vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *