Kryeministri Edi Rama dorëzoi çelësat e shtëpisë për familjen Ilir dhe Besnik Kodra në Marikaj të Vorës këtë të premte. Ata kishin mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 Nëntorit. Gjatë vizitës në shtëpinë e tyre të re, Rama theksoi edhe një herë se për familjet me shumë kurora do të jepen banesa aq sa kanë kurora.

 

“Ne e thamë se të gjithë atyre që iu është shembur shtëpia dhe aty ka pasur më shumë kurora, do iu jepen banesa aq sa kanë kurora. Këtu edhe shërbimet i keni më afër dhe jeni sistemuar besoj. Ne si qeveri jemi angazhuar dhe po punojmë për sistemin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *