Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.1, ka tronditur në mesnatë Meksikën, duke lënë 26 të vdekur. Lëkundjet e forta të tokës janë ndjerë edhe në qytetet përreth. Tërmeti i fuqishëm është pasuar nga një seri tërmetesh me magnitudë nga 4.9 në 5.7 pranë bregut meksikan.

 

Sipas mediave vendase, lëkundet e para të tokës u ndjenë fillimisht në Meksiko City, ku është raportuar edhe numri më i madh i viktimave. Ndërsa një tjetër raportohet në Guatemala. Shumë ndërtesa kanë pësuar dëmtime, ndërsa njerëzit kanë braktisur shtëpitë nga paniku i tërmetit.

 

Zona të mëdha të banuara kanë mbetur pa energji elektrike. Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto bëri të ditur se të paktën 50 milionë meksikanë kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit dhe paralajmëron se bilanci i viktimave nga tërmeti mund të rritet.

 

Qendra për Parandalimin e Fatkeqësive konfirmoi se tërmeti ishte më i fuqishmi që ka tronditur Meksikën që prej vitit 1985. Por autoritetet japin alarmin për tsunami në Amerikën qendrore, ndërkohë që Meksika kërcënohet edhe nga Uragani Katia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *