Shkon në të paktën 142, numri I viktimave nga termeti I fortë me magnitudë 7 ballë që goditi ishullin Lombok në Indonezi një ditë më parë.

 

Më shumë se 200 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur ndërsa qindra ndërtesa kanë shëmbur ose janë dëmtuar rëndë nga lëkundjet e forta të tokës që terrorizuan banoretg e ishullit, dhe në mënyre te vecante turistet të cilët në këtë pjesë të Indonezisë janë të shumtë në numër. Ende nuk ka konfirmime nese në mesin e viktimave ka apo jo shtetas të huaj.

 

Mjaft hotele ku ishin turiste të huaj janë evakuuar ndërsa spitali më I madh I ishullit ka mbetur pa energji elektrike. Aq I fortë ka qënë termeti saqë lëkundjet janë ndjere edhe në Bali.

 

Indonezia është një vend me aktivitet te lartë sizmik pasi gjëndet ne “Unazën e Zjarrit” përreth Oqeanit Paqesor, një linjë që mbledh afro 90% të aktivitetit sizmik botëror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *