Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë solidarizuar me fatkeqësinë natyrore në Japoni, që lanë pas 4 viktima. Presidenti i SHBA, Joe Biden theksoi se është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për Japoninë  pas tërmeteve të forta që goditën vendin.

“Administrata ime është në kontakt me zyrtarët japonezë dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për popullin japonez”, tha Joe Biden në një deklaratë, duke theksuar se Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë të ngushtë.

Lexo edhe :

Related Posts

Një seri tërmetesh të forta tronditën sot Japoninë. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 7.6 dhe goditi prefekturën Ishikaëa në anën e Detit të Japonisë të ishullit Honshu, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *