Një seri lëkundjesh sizmike, 21 të tilla, kanë goditur brigjet e Japonisë perëndimore. Lëkundja më e lartë 7.6 e shkallës rihter, ka qenë ajo e orës 08:10 minuta me orën tonë.

Një viktimë është gjetur në rrënojat e shtëpive të shembura në gadishullin Noto të Japonisë pasi tërmeti goditi zonën. Raportohet se ka persona të tjerë të bllokuar  por nuk dihet ende nëse janë gjallë apo kanë vdekur.

Lexo edhe :

Related Posts

Autoritetet kanë shpallur paralajmërim për cunam dhe i bënë thirrje popullsisë që të evakuojnë zonën e goditur nga tërmeti.

Dallgët e rrezikshme të cunamit të krijuara nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra përgjatë bregut të Japonisë”, tha si fillim Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor me bazë në HaWaii.

Autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami në Ishikawa dhe paralajmërime më të vogla për cunami, apo këshilla, për mbarë zonën e bregut në perëndim, përkatësisht në ishullin kryesor Hunshu. Dy orë më pas agjencia amerikane është shprehur se rreziku nga cunami i paralajmëruar në zonat e prekura nga tërmeti në Japoni është ulur ndjeshëm.

Raportohet se dallgë rreth një metër të larta goditën qytetin, por në disa zona vlerësohet se lartësia e tyre shkoi në 3 metra.

Autoritetet japoneze kanë theksuar se ky është paralajmërimi më i rëndësishëm i cunamit që nga tragjedia e 11 marsit 2011 të cunamit që shkatërroi Sumatrën dhe ishujt e tjerë të Paqësorit, duke shkaktuar qindra mijëra viktima.

Thirrje për evaukim nga zonat bregdetare është bërë dhe në Korenë e Jugut e Rusi, në ishullin fqinj me Japoninë./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *