Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, u arrestua mëngjesin e kësaj të shtune nga Policia e Tiranës. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vite burg për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Armbëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhje”.

 

31-vjeçari dyshohet se në vitin 2011, në Asti të Italisë, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura. Ndërsa në vitin 2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar. Kurse në vitin 2015 ka plagosur rëndë me thikë shtetasi shqiptar A. G..

 

Erjol Ceka do të esktradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *