Sport
KATEGORIA E PARË/ Bylis fiton dhe kap kreun, Flamurtari merr tre pikë të çmuara

Bylisi dhe Flamurtari kanë regjistruar fitore në ndeshjet e vlefshme për Kategorinë e Parë, duke marrë tri pikë të rëndësishme në kampionat.
Skuadra ballshiote ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kukësit, në një përballje ku goli i shënuar ka bërë diferencën mes dy ekipeve. Goli i takimit u shënua nga Leshi.
Reklamë
Ndërkohë, Flamurtari ka arritur një fitore më të qartë, duke mposhtur Sopotit me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Berisha dhe Kotobelli.
Vlonjatët kanë bërë detyrën në këtë takim, duke siguruar një sukses të rëndësishëm në garën e Kategorisë së Parë.
Këto rezultate ndikojnë në ecurinë e skuadrave në kampionat, ndërsa gara për objektivat sezonale vijon të mbetet e hapur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




