E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nuk ndalet Zabërgja, shënon sërish gol në fitoren e Fc Kharkiv

Baton Zabërgja po kalon një formë fantastike në kampionatin ukrainas. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke qenë vendimtar në fitoren 2-1 të FC Kharkiv në transfertën ndaj Chornomorets Odesa.

Zabërgja realizoi në minutën e 57-të, duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij, pas golit të parë të shënuar nga Carlos Paraco në minutën e 24-t. Vendasit reaguan vetëm tre minuta më vonë, duke ngushtuar diferencën në 1-2, por Kharkiv arriti ta ruante avantazhin deri në përfundim të takimit.

Reklamë

Ky ishte goli i gjashtë i Zabërgjës në pesë ndeshjet e fundit radhazi, një statistikë që dëshmon momentin e shkëlqyer që po kalon futbollisti shqiptar në Ukrainë. Përveç golave, ai ka regjistruar edhe një asistim në kampionat.

Zabërgja u aktivizua deri në minutën e 63-të, ndërsa Kharkiv siguroi tri pikë të rëndësishme në javën e tetë të kampionatit ukrainas.

Paraqitjet e tij të fundit e konfirmojnë si një nga lojtarët më në formë të skuadrës, ndërsa vazhdimësia e golave e bën gjithnjë e më të rëndësishëm për ekipin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.