Tenori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos lejojë artistin serbo-boshnjak, Goran Bregoviç, që të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë.

 

Përmes një letre të hapur të shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook”, Lahaj shkruan se në emër të të gjitha nënave dhe të mbijetuarve të luftës, nuk është e udhës që të ftohet për të argëtuar njerëzit, një person i cili dikur ka frymëzuar paramilitarët serbë me muzikën e tij.

 

Ai shpreh gatishmërinë për të kënduar në vend të tij me shumë artistë tjerë, pavarësisht se zhanri i tij nuk është për festivale birrash.

 

“Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!
Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret! Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër! Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *