Subscribe

Për herë të parë një drejtues i një institucionit artistik fton të gjithë kritikët të mos i shprehin më pakënaqësitë nëpër kafene, por përballë regjisorit, aktorëve dhe të gjithë atyre që punojnë në prapavijë për një shfaqje. Kjo është e reja më e fundit që vjen nga Teatri Kombëtar, që do të vërë përballë një trupe teatrale, një panel kritikësh, gazetarësh, por edhe artistësh. Në konferencën e mbajtur për sezonin e ri artistik Çuli bëri publik edhe kalendarin artistik që nis mbrëmjen e sotme në teatrin kombëtar, me një shfaqje private të regjisores Rozi Kostani. E para që hap sezonin është “Kujtesa e ujit”, një vepër e britanikes Shelagh Stephenson që ngjit në skenë Rajmond Bulkun, Olta Dakun, Neritan Liçaj dhe emra te tjerë të skenës teatrale. E meqënesë në skenë duke nisur nga kjo fundjavë ngjitet një aktore e politikës, Çuli na zbuloi se do të ketë edhe rikthime te tjera. Sezoni do të vijojë më pas në tetor me shfaqjen “familja tot”, me Don Kishotin e Servantesit në nëntor dhe “opera për tri grosh” nga Havel në dhjetor. Nuk do të mungojë Shekspiri, Viktor Hygo dhe Aristofani nga klasikët që gjithnjë kanë pasur një vend të veçantë në këtë skenë. Dramaturgjia shqiptare, gjithsesi do të mund të lexohet vetëm një herë në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *