Subscribe

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se është i shqetësuar nga deklaratat  e përfaqësuesve serb në  takimin e zhvilluar te enjten në Kosovë.

 

Ai shkroi në rrjetet sociale se vizita e tij në veri ishte e nevojshme për të marrë njohuri mbi situatën aktuale. Lajçak theksoi se duhet të shmanget çdo mundësi përshkallëzimi dhe fokusi të jetë tek normalizimi i mardhenieve

 

Ishte e rëndësishme për mua të vizioja sërish veriun e Kosovës dhe të bisedoja me bashkëbisedues të ndryshëm, që t’i fitoja përshtypjet e parë të drejtëpërdrejta mbi situatën aktuale. Ajo që dëgjova ishte shqetësuese për mua. Duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi dhe të përqëndrohemi tërësisht te normalizimi”.

 

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i dërguari i posacem i BE-së Miroslav Lajcak ka udhëtuar drejt Serbisë ku dhe është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç.

 

Një ditë më parë, diplomati europian deklaroi se Kosova dhe Serbia kanë vetëm dy rrugë, të arrijnë kompromisin, ose të konfrontohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *