Subscribe

Në hapat e parë të një biznesi, ka gjithnjë hapësirë për ndihma financiare, mundësi bashkëpunimi apo oferta e këshilla që të shtyjnë drejt suksesit. Këtë e kanë gjetur më të guximshmit në “Do You Have an Idea”. Vizion Plus edhe këtë të enjte ka hapur dyert e studios për idetë inovative.

 

Paneli i jurisë, shpeshherë të sertë, ashtu sikurse edhe bota e biznesit, është vetëm një nga përballjet publike me të cilën duhet të përballet një i ri që dëshiron të jetë si ata.

 

Edhe në mbrëmjen e pestë të “Do You Have an Idea”, në Vizion Plus janë vlerësuar projektet që do të sigurojnë mbështetje nga sipërmarrësit e suksesshëm në Shqipëri.

 

Por, kjo është vetëm faza e parë e mbështetjes. Vizion Plus premton se do të ndjekë jashtë studios edhe zbatimin e këtyre ideve.

 

“Do you Have an Idea” është një ftesë për t’u bërë bos i vetes tënde, një ftesë e hapur ende për të gjithë ata që duan të realizojnë ëndrrat e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *