Sulmet ajrore gjatë natës shënjestruan pozicione të grupeve të armatosura pro-iraniane në Sirinë lindore dhe vranë të paktën 9 persona, përfshirë luftëtarë, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Nëntë luftëtarë pro-iranianë, duke përfshirë një kuadër, u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën pas sulmeve në vilën ku ata ishin strehuar” në distriktin Deir Ezzor, sipas Observatorit.

Që nga shpërthimi i luftës civile në Siri në fillim të vitit 2011, Izraeli fqinj ka kryer qindra sulme kundër grupeve pro-iraniane që luftojnë përkrah autoriteteve siriane. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në shënjestër gjithashtu grupet pro-iraniane në Sirinë lindore.

Sipas Observatorit, pak orë para sulmeve të djeshme, të martën në mbrëmje, një avion iranian ngarkesash që mbante pajisje teknike dhe anëtarë të Gardës Revolucionare, një organ elitar i forcave të armatosura iraniane, zbarkoi në Deir Ezzor nga Damasku.

Rezidenca në Deir Ezzor, e cila ishte në shënjestër dhe e shkatërruar plotësisht, ishte marrë nën kontroll nga Garda Revolucionare, shtoi MCO.

Bastisjet ishin në shenjë hakmarrje për një sulm të atribuar nga Uashingtoni grupeve pro-iraniane më 28 janar kundër një baze amerikane në Jordani, pranë kufirit me Sirinë dhe Irakun, në të cilin u vranë tre ushtarë amerikanë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *