Kryetari i Komitetit të jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister ka deklaruar se nuk ka kohë për të humbur për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në në deklaratë për mediat, politikani gjerman theksoi se të dy vendet i kanë përmbushur kushtet.

McAllister ka vlerësuar Shqipërinë si një aleate që ka luajtur një rol kyç në çështjen e sigurisë së Europër dhe në luftën e Ukrainës.

 

Kemi pasur disa takime, me Metën, Ramën dhe Jorida Tabukun e cila është edhe kryetarja e komunitetit për integrimin e BE-së. Shqipëria është një anëtarë e vlefshme e familje sonë Europaine dhe një aleate që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europën dhe luftën në Ukrainë.

Së pari BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociuarave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme. Gjatë takimeve tona me politikëbërës dhe shoqëri civile kemi dhënë këto mesazhe: BE s’ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse të dy vendet kanë përmbushur kushtet. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve. Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive. Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm në Reformën në Drejtësi dhe kjo duhet të sjellë funksionalitet të plotë të drejtësisë”, – është shprehur McAllister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *