19 shoferë janë arrestuar nga Policia Rrugore gjatë 24 orëe të fundit, pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa leje, ose në gjendje të dehur.

 

Ndërkohë, janë pezulluar 61 leje drejtimi, si dhe janë ndëshkuar me gjobë në të gjithë vendin 2567 drejtues mjetesh.

 

“Është ndëshkuar me masë administrative 30.000 mijë lekë të rinj, shtetasi F.S., i cili drejtonte një karrotrec me të cilin po transportonte një automjet me dyer të hapura, duke u bërë rrezik për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu, është evidentuar dhe drejtuesi i mjetit “Benz”, shtetasi E. C., i cili me automjetin e tij ka kryer një parakalim të rrezikshëm në rrugë. Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 6.000 mijë lekë të rinj, pezullim 4 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 3 pikë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *