Subscribe

Lëvizja kundër Bashes shtrihet edhe ne degët e Partisë Demokratike. 130 demokrate te Korçës kane firmosur nje peticion ku kërkohet anulimi i garës per kreun e PD dhe shpallja e pavlefshme e akteve te nxjerra nga dy nënkryetaret e partisë.

 

Ne peticion arsyetohet se Basha realizoi nje marrëveshje me rivalin politik Rama per te garantuar zgjedhjet dhe pas kësaj është e papranueshme qe per humbjen te përdoret si justifikim blerja e votës. Sipas demokrateve te Korçës zgjedhjet e 25 qershorit e çuan opozitën ne prag te asgjësimit dhe PD duhet te rigjeje demokracinë brenda vetes per t’u ringritur.

 

“Farsa, zgjidhjet e imponuara, përjashtuese, konfliktuale, mund të çojnë më e pakta në formalitet gare dhe formalitet opozitar dhe më e shumta në një ndarje të re politike me pasoja afatgjata për opozitën dhe pjesën e papërfaqësuar qytetare. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar, duhet ta pengojmë me çdo kusht, duhet ta dështojmë. Kjo është detyra jonë e parë.”

 

Komisioni per organizimin e procesit te 22 korrikut vazhdon punën ne selinë e PD dhe te martën do te printohet edhe fleta e votimit. Kreu i këtij komisioni Jemin Gjana garanton se nuk do te përsëritet rasti  i 2013 kur fletës se votimit iu vendos numër, duke i dhëne kështu peshe akuzave per prishje te procesit.

 

Gjana thekson se deri me tani PD numëron 103.200 anëtare, ndërkohe qe kesaj liste pritet ti shtohen te gjithë ata persona qe disponojnë nje karte anëtarësie, por qe nuk figurojnë ne regjistrin e PD.

 

Lista e votuesve dhe fleta e votimit me numër rendor ishin dy prej problemeve kryesore ne 22 korrikun e 2013 kur Lulzim Basha garoi përballe Sokol Olldashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *