Subscribe

Administrata tatimore I është rikthyer kontrolleve për deklarimin e pagave nga ana e punëdhënësve. Tatimet kanë dyshime se në disa sektorë të ekonomisë, biznesit e mëdha po deklarojë paga që janë dukshëm më të ulta krahasuar e fundvitin e kaluar.

Nëpërmjet një letre të përsonalizuar, administra tatimore I dejtohet bizneseve ku I kërkon që të reflektojnë mbi këtë situatë, në të kundërt do të veprojë ligji. Në letër shkruhet:

Pas një procesi të vazhdueshëm verifikimi per pagat e punonjësve në tregun e punës është konstatuar se paga e deklaruara nga ju për periudhën Qershor 2020 per disa punëmarrës është ndjeshëm nën nivelin e deklarimit të periudhës Dhjetor 2019. Perveçse në shkelje të ligit, Ju sjellim në kujtesë se deklarimi më i ulët i pagave nga ato që realisht paguhen, sjell pasoja për punëmarrësit, duke i privuar ata nga të drejta përfitimi sidomos në të ardhmen.

Tatimet thonë se kanë si qëllim që nëpërmjet kësaj letre të ndërgjegjësojnë bizneset për të deklaruar pagat reale, pasi sipas tyre ka tendencë të rritjes së evazionmti në tregun e punës. Ndaj tatimorët I ftojnë subjektet të vetkorrigjohen.

Me synimin, së pari të ndërtimit të një marrëdhënie bashkëpunimi, ju ftojmë të reflektoni në deklarimin real të pagave për punonjësit tuaj. Ju bëjmë me dije se Administrata Tatimore do të vazhdojë të monitorojë aktivitetin tuaj dhe për çdo parregullsi për të cilin ju nuk keni nđërmarrë veprime vetëkorrigjuese, do të vijojë me masat që parashikon ligji.

Që nga koha e nisjes së pandemisë, I gjithë biznesi është përfshirë në vështirësi financiare, dukë bërë që një pjesë të ulë realisht pagat për punonjësit, ndëra të tjerë të deklarojnë më pak në tatime me qëllim uljen e kostove të detyrimeve ndaj shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *